Sport

VIDEO/ Jude Bellingham firmos 3-0 për Realin, madrilenët tani kryesojnë La Ligan, Girona pëson humbjen e parë...

Edhe një here Jude Bellingham pati një paraqitje shumë solide për ‘los blancos’.

1 Tetor 2023, 07:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Jude Bellingham firmos 3-0 për Realin, madrilenët tani

SPANJE - Real Madrid regjistroi fitoren e dytë radhazi në La Liga dhe të gjashtën në sezonin 2023/2024. Në një ndeshje të xhiros së 8-të të kampionatit, “los blancos” mbizotëruan 3-0 gjatë vizitës në Girona.

Në këtë mënyrë, skuadra e Carlo Ancelottit kryeson të paktën përkohësisht në renditje me 21 pikë, ndërsa Girona rregjistroi humbjen e parë dhe skuadra është në vendin e 3-të me 19 pikë.

Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 17-të, pasi Joselu shfrytëzoi maksimalisht pasimin e Jude Bellingham.

Vetëm 4 minuta më vonë, epërsia e Realit u dyfishua me goditjen me kokë të Aurélien Tchouaméni.

Jude Bellingham përfundimisht i dha fund intrigës në minutën e 71-të, duke shënuar 3-0 për Real Madridin.


Javën e ardhshme, në vijim Reali përballet me Napolin për ndeshjen e radhës për Champions League, i ndjekur nga Osasuna, ndërsa Girona udhëton për në Cadiz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll