Bota

“Do t’ju bëj modele”, dënohet ish-karabinieri që prostituonte minorenet, si i kërcënonte me shqiptarin: Ju solla shok

24 Tetor 2019, 16:34 Nga DOSJA
“Do t’ju bëj modele”, dënohet ish-karabinieri

ITALI– Gjykata e Romës ka dënuar me 7 vite burg një ish-karabinier, i cili prostituonte minorene, të cilave u premtonte sukses në fushën e modës

Deri më tani të paktën katër minorene të cilat kanë rënë pre e mashtrimit të tij, të cilat në përfundonin në video të publikuara online. Mësohet se Stefano Grimaldi, një karabinier që kishte hoby fotografitë, i mashtronte vajzat minorene, duke u premtuar karrierë të suksesshme në fushën e modës.

Sipas medieve italiane, një nga vajzat hyri në studion e tij ‘Studio 10’ dhe përfundoi duke xhiruar video të nxehta.

Ëndrra e cila shpejt u kthye në makth për një nga vajzat filloi në verën e vitit 2016, kur Grimaldi organizonte një konkurs bukurie të cilën e kishte quajtur ‘Miss Ragazza Number One’. Videot e eventit u postuan në youtube.  Kështu e reja e kontaktoi fotografin në Facebook, ku Grimaldi ka një faqe personale. Por situata u rëndua më pas, pasi Grimaldi filloi ta kërcënonte vajzën duke i thënë që nëse nuk do të bënte atë që i thoshte atëherë do ti dërgonte një të njohurin e tij shqiptar, duke e kërcënuar.

Në fillim vajza nuk e denoncon fotografin.Por në gusht të vitit 2017 vajza u tregon karabinierëve historinë e saj dramatike pas kontaktit me Grimaldin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni denohet ish-karabinieri itali stefano grimaldi denohet ish-karabinieri itali stefano grimaldi

Sondazh

Poll