Bota

Policia aksion në veri të Mitrovicës, arrestohen tre zyrtarë (FOTO+VD)

24 Tetor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Policia aksion në veri të Mitrovicës, arrestohen tre zyrtarë

KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në veri, ku janë arrestuar tre perosna në Mitrovicë. Lajmin për arrestimin e tre të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Branislav Radoviq.

Po ashtu sipas mediave në Kosovë bëhet me dije se personat e arrestuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. “Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale ‘Krim të organizuar’ dhe ‘Keqpërdorim te pozitës zyrtare’”, bëhet me dije ka Prokuroria.

Operacioni i sotëm që u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është vazhdim i operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin ‘Kontrabanda’”. Sipas Policisë të arrestuarit janë një toger, një rreshter dhe një zyrtar i Policisë.

“Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent. Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25”, shtohet më tej në njoftimin e bluve të Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës arrestohet 3 zyrtare mitrovice aksion në veri të kosovës arrestohet 3 zyrtare mitrovice

Sondazh

Poll