Bota

Bleu 300 mjete jashtë rregullave të tregut, dënohet me 9 vite burg ish-zyrtari maqedonas

24 Tetor 2019, 16:07 Nga DOSJA
Bleu 300 mjete jashtë rregullave të tregut, dënohet me 9 vite

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Gjoko Popovski është shpallur fajtor, pasi bleu 300 automjete, duke shkelur rregullat e tregut.

Mësohet se ai u dënua me 9 vite burg për shkeljen në fjalë, duke mos mundur të fitojë pafajësinë. Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm një vit më parë, por pas një kërkese tjetër çështja u rihap dhe sot, duke e shpallur fajtor për  veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Tashmë Popovski duhet të vuajë 9 vite në burg. Sipas gjykatëses, Dobrilla Kacarska, Popovski në kundërshtim me ligjin për shpallje publike, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 300 makinave për nevojat e MPB-së, pa mos respektuar kriteret për ofertën më të lirë, kështu që ka blerë makina nga disa kompani, pavarësisht çmimit të ofruar.

Gjoko Popovski mbante funksionin e ndihmësit të ministrit të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni denohet ish-zyrtari maqedonas gjoko popovski denohet ish-zyrtari maqedonas gjoko popovski

Sondazh

Poll