Bota

U shtri mbi kofano dhe qëlloi makinën, veprimi i pamenduar i gazetarit të CBS i kushtoi vendin e punës (VD)

24 Tetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
U shtri mbi kofano dhe qëlloi makinën, veprimi i pamenduar i gazetarit

Një gazetar i Kalifornia CBS është pushuar nga puna, pasi gjatë një shfaqjeje klasike të makinave, ai u shtri mbi mjetet pa lejen e pronarëve. Gazetari i la të gjithë shikuesit të shokuar me veprimin e tij. “Unë do të jetoj në anën e egër, më thoni se çfarë mendoni për këtë pozë këtu”, tha ai teksa u shtri mbi parakolpin e makinës.

Ndihem si një fëmijë në një dyqan karamelesh pa pronar, sepse ju mund të bëni çdo gjë”, vijoi ai më tej në raportimin e tij. Më pas vëmendjen e tij e përqëndroi tek një makinë “Ford Thunbird” rozë, të cilës i hapi derën për të hipur brenda, por aksidentalisht goditi makinën ngjitur me të.


“Po tallesh?“, pyeti njëri nga prezantuesit që ndodhej aty. Në fund të raportimit, gazetari iu afrua automjeteve të reja “Ford”. Duke folur me punonjësin e “Fordit”, gazetari i thotë: “Tani ke një shenjë tek ai Fordi atje. A mund ta përfundoi këtë goditje LIVE për miqtë e mi Tina dhe Ashley“.

Njoftimin për pushimin nga puna e dha faqja e eventit në ‘Facebook’. “Pasi Producentja i Auto Shou-it Ndërkombëtar të Sakramentos kontaktoi me Menaxherin e Përgjithshëm të KMAX TV në lidhje me incidentin e tmerrshëm që ndodhi dje, ajo pranoi një thirrje këtë mëngjes duke iu kumtuar se reporteri është pushuar nga puna dhe se stacioni i transmetimit kërkoi falje në lidhje me këtë”, shkruhej në faqen e tyre.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gazetari i cbs veprimi i pamenduar gazetari i cbs veprimi i pamenduar

Sondazh

Poll