Bota

Ngjarje horror në Bangladesh/ Dogjën për së gjalli 19-vjeçaren, dënohen me vdekje 16 burra

24 Tetor 2019, 08:39 Nga DOSJA
Ngjarje horror në Bangladesh/ Dogjën për së gjalli

BANGLADESH- Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar me vdekje 16 burra, për vrasjen e një studenteje 19-vjeçare. Vrasja e studentes ishte makabre, pasi ajo u zhyt në vajguri dhe u dogj për së gjalli. Ky akt ekstrem ndaj saj u ndërmor, pasi ajo nuk pranoi të tërhiqte kallëzimin për ngacmim seksual që ajo kishte bërë kundër mësuesit kryesor të seminarit që ajo ndiqte.

Ky aktgjykimi dëshmon se askush nuk mund të shpëtojë pasi kryen një vrasje. Ne kemi shtetin e së drejtës“, u tha prokurori i çështjes, Hafez Ahmed gazetarëve. E reja ishte marrë nga vrasësit dhe i është kërkuar që të tërheqë kallzimin. Mirëpo pasi ajo ka refuzuar, 19-vjeçarja është lidhur, lagur me vajguri dhe më pas i është vënë zjarri. Nga ky veprim ajo pësoi djegie në 80% të trupit dhe vdiq pesë ditë më vonë në spital, raporton NDTV.

Vdekja e saj shkaktoi zemërim dhe gjithashtu nxorri në pah një rritje alarmante të fenomenit të ngacmimit seksual në vendin e Azisë Jugore me 165 milionë njerëz. Protestuesit në kryeqytetin e Bangladeshit organizuan një ditë demonstrimesh duke kërkuar “dënim shembullor” për vrasësit. Kryeministri Sheikh Hasina kishte premtuar që do ndiqte personalisht këtë ngjarje dhe se do të ndiqte penalisht të gjithë ata që ishin përfshirë.

“Asnjë marrëveshje e madhe”

E reja kishte shkuar në polici në fund të marsit për të raportuar nëj ngacmim seksual ndaj saj. Aso kohe policia raportoi se një nga 18 personat e arrestuar fillimisht, akuzoi drejtorin e shkollës se kishte urdhëruar këtë sulm ndaj të resë. Drejtori u kishte thënë atyre; “bëni presion mbi Rafin për të tërhequr çështjen, ose vriteni nëse ajo nuk pranon”.

Shefi i policisë tha se disa nga të arrestuarit ishin shokë të klasës së të resë dhe se e kishin lidhur atë me shall para se t’i vinin zjarrin. “Plani ishte që incidenti të dukej si vetëvrasje. Por ky plan dështoi, pasi e reja arriti të zbriste në katin e mëposhtëm teksa ishte e përfshirë nga zjarri. Ajo arriti të çlirojë duart dhe këmbët e saj.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dogjen per se gjalli 19-vjecaren ngjarje horror ne bangladesh dogjen per se gjalli 19-vjecaren ngjarje horror ne bangladesh

Sondazh

Poll