Bota

Arrestohet këngëtarja në Novi Sad, 25-vjeçarja trafikonte armë për mafien serbe (FOTO)

24 Tetor 2019, 14:31 Nga DOSJA
Arrestohet këngëtarja në Novi Sad, 25-vjeçarja trafikonte

SERBI- Këngëtarja serbe Radojka Kecman është arrestuar nga policia.

Ajo u arrestua në Novi Sad, bashkë me shoqen e saj, pasi u kap me një arsenal armësh në shtëpi, si pistoleta, automatikë, silenciatorë dhe municione të tjera luftarake.

Në dhomën e hotelit i janë gjetur dy armë automatike nga policia, të cilat i janë sekuestruar menjëherë. Policia më pas kontrolloi banesën e tyre në fshatin Bajmok afër Suboticës.

Disa ditë më vonë, një gazetë malazeze raportoi se këngëtarja ishte duke fshehur armë. Dyshohet se kjo ishte arsye e lidhjes së këngëtares me krimin e organizuar, dhe ato armë duhej t’i dorëzonin klaneve kriminale, raporton gazeta Blic. Armët që ajo i kishte në posedim, ishin të përgatitura për t’u likuiduar, dëshmi e kësaj ishte njëra prej pushkëve  e veshur me llak të bardhë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrestohet kengetarja serbe radojka kecman serbi trafik armesh arrestohet kengetarja serbe radojka kecman serbi trafik armesh

Sondazh

Poll