Bota

Zbardhet misteri i vdekjes së Astrit Deharit, instituci zviveran: Aktivisti i VetëVendosjes është vrarë!

24 Tetor 2019, 09:32 Nga DOSJA
Zbardhet misteri i vdekjes së Astrit Deharit, instituci zviveran: Aktivisti

KOSOVË– Familja e Astrit Deharit, aktivistit të VetëVendosjes, ka marrë përfundimin e raportit nga instituti zviceran lidhur me vdekjen e të riut. Pasi kanë marrë raportin, për mediat e pranishme ka folur babai i tij, Avni Dehari.

Sipas tij, nga hetimet e kryera nga instituti i huaj, rezulton se i biri është vrarë teksa ndodhej në qendrën e paraburgimit në Prizren 3 vite më parë.

“Tani sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj. Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës. Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për vrajsen”, ka thënë ai.

Tre vite më parë aktivisti i Lëvizjes VetëVendosja u gjet i pajetë në qelinë e tij të paraburgimit në Prizren. Nga autopsia vendase rezultoi se Dehari u vetëvra, kjo vetëm një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër. Rezultate që nuk u pranuan nga Lëvizja ku edhe ai bënte pjesë. Në çdo mur të qyteteve në Kosovë, madje dhe në Tiranë ata kanë vizatuar protretin e tij dhe krah tij shkruanin “Drejtësi”.

Për shkak të dyshimeve, familja dhe VV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni astrit dehari vdekja e astrit deharit astrit dehari vdekja e astrit deharit

Sondazh

Poll