Aktualitet

‘Mos flisni shqip, ose ikni’/ Sherr masiv në Greqi, shqiptarët bëjnë për spital pronarin e lokalit, arrestohet

24 Tetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
‘Mos flisni shqip, ose ikni’/ Sherr masiv në Greqi,

GREQI– Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Pyrgos mes një grupi shqiptarësh dhe djalit të pronarit të një lokali.

Shqiptarët ishin ulur në një lokal në rrugën Karaiskaki, ku edhe kishin nisur të flisnin në gjuhën e tyre mëmë. Por mesa duket ky fakt e ka acaruar djalin e pronarit, i cili ka reaguar si mos më keq. Fillimisht ai i kërkoi shqiptarëve të mos flisnin shqip dhe më pas i kërkoi që të largoheshin.

Vetëm kaq u desh që mes të rinjve të niste një konfrontim fizik ku gjërat u përkeqësuan në një luftë fizike mes katër personash, ku vetëm pronari grek ka përfunduar në spital.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga debati mes të rinjve, i cili më pas degradoi në konflikt fizik.

E thirrur nga banorët e zonës, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia, e cila ka arrestuar një prej shqiptarëve. Ndërkohë i riu grek ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Marrë nga Iefimerida.gr

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi sherr mes shqiptareve dhe grekut sherri ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi greqi sherr mes shqiptareve dhe grekut sherri ne greqi

Sondazh

Poll