Helmimi i nxënësve në Bulqizë, ISHP: Mbyllëm klasën, do masim lëndën kimike
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas helmimit të nxënësve në Bulqizë. Në reagimin e tyre ISHP ka bërë me dije se kanë mbyllur klasën dhe kan...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia, i cili është njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Gazetarisë ka komentuar së fundmi videot që u bënë virale, teksa gazetaret në proçes regjistrimi të një kronike apo të një emisioni përdorën fjalën banale.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Kikia shkruan se nuk ka ngelur njeri pa e parë gazetaren Marsela Topi, e cila u komentua shumë pasi u tha dy djemve në studio “Pushoni mor çuna, ja q*fsha robt”.
Por problemi i pedagogut të gazetarisë nuk është ky….
Ndër rreshta, Mentor Kikia thekson faktin që e gjithë shoqëria shqiptare çmendet pas fjalës q*rje, dhe komentojnë pa fund video të tilla, entuziazëm ky që nuk tregohet në momentin që publikohet një skandal korrupsioni.
Më tej gazetari shprehet se video të tilla nuk dëshmojnë mungesën e edukatës tek dy, dyzet apo dyqind vajza, por sipas pedagogut na dëshmojmë se çfarë shoqërie perverse jemi ne.
Statusi i Mentor Kikias
Po ju kërkoj një NDJESË, të madhe që në fillim për këtë fjalë, por më duhet ta përdor.
Nuk ka ngelur njeri, besoj, që frekuenton rrjetet sociale, pa i parë nja dy vidoe, ku tregohen dy gazetare që gjatë punës së tyre, jo live, por në proces regjistrimi, përdorin një fjale banale, mesaduket në kushte nervozizmi.
U bënë virale. U shpërndanë, u panë e u lexuan, u komentuan e stërkomentuan. U bë moral edhe nga më i pamoralshmi dhe vajzat “banale” u telendisën. Iu morën foton nga faqet e tyre në rrjetet sociale, në plazh, në makinë, në dasma, në lokale…: “Ja kush eshte gazetarja që shau në studio”. A thua çfare kishte bere.
Po bashkohen edhe unë me moralistët, që fjalori i tyre ishte i padenjë për vajzat.(Edhe pse nuk e kuptoj se përse ca fjalë mund të pranohen si normale kur i thonë djemtë, e quhet skandaloze kur i thonë vajzat. Ndoshta parlamenti duhet të ndalet edhe këtu për çështjen e barazisë gjinore). Por e kam tjetër kund hallin.
Çfarë populli jemi që turremi pas nje fjale? Si nuk u bëmë kaq shumë të ndjeshëm kur denoncohet një skandal korruptiv?
Si nuk u bëmë kaq shumë të ndjeshëm kur publikohet një lajm që na dëmton interesat tona ekonomike e sociale? Si nuk u mobilizuam për ta bërë kauzë e ta shpërndajmë një lajm të mirë, që mund të na shërbejë si model, ndërsa kaq shumë ankohemi se na mbytën idojtët e injorantët?
Jo! Vrapojmë si të babëzitur pas një q*irjeje, gajasemi, argëtohemi, shajmë, bëjmë moral, mallkojmë…
Këto video nuk na dëshmojnë mungesën e edukatës tek dy, dyzet apo dyqind vajza. Por na dëshmojmë se çfarë shoqërie perverse jemi ne.
Dy ditë më parë gazetarja Marsela Topi bëri xhiron e rrjetit teksa iu publikua një video ku moderatorja e emicionit “Fakt” ka ‘shfrenuar’ fjalorin. Teksa diskutohej në studio tema e mos hapjes së negociatave dhe të ftuar ishin dy avokatët Kujtim Cakrani dhe Altin Goxhaj, Topi u ndërpret fjalën dhe shprehet “Pushoni o çuna, pushoni ja qi*sha robt”. Me këto fjalë gazetarja u shpreh se nuk u drejtohej dy të ftuarve por dy djemve që kishin shoqëruar avokatin Cakrani.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas helmimit të nxënësve në Bulqizë. Në reagimin e tyre ISHP ka bërë me dije se kanë mbyllur klasën dhe kan...
BULQIZË- Dy nga të rinjtë që u helmuan paraditen e sotme në gjimnazin në Shupenzë të Dibrës, do të marrin mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës d...
TIRANË– Na ndajnë edhe pak ditë nga data e një vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Katcifas nga forcat RENEA.Nga burime konfidenciale ësh...
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkakruar sot nga detyra gjyqtarin Artur Malaj. Në seancën e zhvilluar sot KPA, rrëzoi vendimin e KPK e ci...
DURRËS– Një person i pajetë është gjendur mesditën e sotme brenda banesës në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 16. Mësohet se viktima është identifikuar si...
TIRANË– Një 22-vjeçar me iniciale E.T., është arrestuar për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar.I riu ishte shpallur në kërkim ...
VLORË- Dy persona në Vlorë, burrë dhe grua kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për trafik droge. Pronari dhe bashkëjetuesja e tij kishin përshta...
BULQIZË– Policia ka reaguar lidhur me helmimin e 9 nxënësve të shkollës 9-vjeçare të Shupenzës në Bulqizë. Në reagimin e tyre, blutë kanë bërë me d...
Një drejtues mjeti në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për korrupsion aktiv. Makina e të riut që u arrestua rezultonte debitore me 17 masa ad...
SHKODËR– Arben Ishmaku, 42 vjeç, u gjet i vdekur pranë një çifteje më biznesin e tij në aksin Shkodër-Bushat.Ndërkohë në vendngjarje ka mbërr...