Aktualitet

DOSJA- SALAH/ Egjiptiani që u martua me tiransen dhe u vra nga RENEA, si u fsheh në lavatriçe dhe plagosi Artan Didin

24 Tetor 2019, 15:02 Nga DOSJA
DOSJA- SALAH/ Egjiptiani që u martua me tiransen dhe u vra nga RENEA, si u

TIRANË- Historia e celulës terroriste që u zbulua dje nga Policia Shqiptare, ku 4-shja e përbërë nga Peyman, Abdolkhaleg Malek Zadeh, Erwin Aram dhe Abdulselam Turgut organizuan një sulm terrorist në mars të 2018, sjell në vëmendje rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga grupet terroriste.

Vendi ynë nuk ka patur imunitet nga këto grupe terroriste, që sot kanë ndryshuar format e organizimit dhe të hyrjes në Shqipëri.

Grupi i QUDS ((Forcat revolucionare të regjimit Iranian) ka hyrë në Shqipëri përmes pasaportave austriake, duke arritur të kamuflohen, ndërsa njëri prej tyre “Erwin Aram”, ka takuar edhe familjarë të tij, në kampin e MEK.

“Dyndja” e grupeve terroriste në Shqipërinë e trazuar të 1995-2000.

TerroristëtShqipëri hynë përmes organizatave bamirësisë në vitet 1995-2000. Ata përdornin rolin e bamirësit, ndërkohë që policia dhe autoritetet shqiptare ishin shumë të dobëta për të zbuluar dhe identifikuar ato.

Një Shqipëri në kaos si ajo e vitit 1997 ishte habitati ideal për vend strehimi për terroristë dhe kriminelë të ndryshëm, që përdorën vendin tonë për t’u fshehur nga autoritetet amerikane, që i gjurmonin ato dhe lidhjet e tyre me Al-Qaeda-n.

vitin 1998, në SHIK, (Shërbimi Informativ Shtetëror i asokohe), u dha informacioni i parë se një terrorist egjiptian ndodhej në Shqipëri dhe ishte duke ndërtuar celulën e parë terroristeBallkan. Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato që i sollën shtetit shqiptar të gjitha dokumentet, pasaportat dhe identitetet e personave të akuzuar për terrorizëm dhe që fshiheshin dhe vepronin në Shqipëri.

Këtu u zbulua edhe terroristi i parë dhe ndoshta më i rrezikshëm për të cilin është dëgjuar në Shqipëri…

Salah El-Sayed, një 28-vjeçar egjiptian, kishte hyrë në Shqipëri në vitin 1993, dhe akuzohej se kishte kryer 25 akte terroriste në Egjipt, Kenia apo Tanzani.

Autoritetet shqiptare arritën asokohe në përfundimin se Shqipëria për terroristët ishte një vend strehimi, jo një vend shënjestër për sulme terroriste.

Shqipëri, janë skeduar si terroristë vetëm 5 persona, për të cilët, asokohe flitej se kishin menduar edhe një sulm terrorist ndaj Ambasadës Amerikane, duke bërë që të shtoheshin masat e sigurisë pranë selisë së SHBA në Tiranë.

Pas identifikimit të tyre, 4 terroristë me orgjinë arabe të strehuar në Shqipëri, u arrestuan, ndërsa 28-vjeçari Salah El Sayed u ekzekutua nga RENEA.

Salah El-Sayed, egjipitiani që u fsheh në lavatriçe, plagosi Artan Didin

Artan Didi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shumë prej nesh, që diellin e kemi parë pas vitit 1995, njihet për operacionet anti-drogë në Lazarat, apo për rikthimin e tij nga Saimir Tahiri në vitin 2013, e largimin sërish të tij, pas shkresës që u akuzua se fshehusirtar për Mark Frrokun, (dokumenti nga Interpoli për dënimin e tij për vrasje).

Por për të tjerë, Artan Didi, njihet edhe për ekzekutimin nga RENEA të terroristit Salah El-Sayed. Sayed hyri në Shqipëri në 1993 dhe u martua me një vajzë nga Tirana. Ai jetonte në shtëpinë e vjehrrit në zonën e “Oxhakut”, ndërsa familja as nuk kishte informacion se kishte strehuar në banesë një terrorist të akuzuar për 25 akte terroriste. Artan Didi, asokohe ishte komandant i RENEA-s dhe në bazë të një operacioni, bashkë me grupin shkoi në shtëpinë e Salah.

Policia kontrolloi gjithë banesën por deri në atë moment… s’mundi të pikaste dot asgjë…

momentin kur policia ishte tek dera, Salah lëvizi nga brenda lavatriçes, vend ky kishte zgjedhur të fshihej. Në momentin kur RENEA e gjeti Salah, ai menjëherë hapi zjarr duke plagosur Artan Didin. RENEA kundërveproi duke e vrarë në vend Salah…

Fatos Klosi, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, i asaj kohe, vite më vonë tregoi se:  “28 vjeçari Salah El Sayed fshihej te banesa e vjehrrit pranë oxhakut në Tiranë. Rrethuam shtëpinë  dhe nisëm kontrollin e saj. Pas shumë orë kontrollesh nuk po e gjenim El Sayed pasi ai kishte krijuar një vend të fshehtë brenda lavatriçes. Për një moment ne u bëmë gati për t’u larguar nga banesa, kur dëgjuam që terroristi lëvizi. Menjëherë u krijua dyshimi se brenda lavatriçes mund të fshihej i shumëkërkuari. Në fillim nuk e menduam se El Sayed ishte i armatosur. Kur u identifikua se ku ishte El Sayed hapi zjarr në drejtim të forcave Renea, ku dhe u plagos kreu i saj Artan Didi. Kundërpërgjigjia ishte e menjëhershme nga forcat RENEA dhe ai mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan didi salah el sayed shqiperia e 1997 sulm terrorist ne 2018 artan didi salah el sayed shqiperia e 1997 sulm terrorist ne 2018

Sondazh

Poll