Aktualitet

Myftiu i Elbasanit thirrje myslimanëve: Mos u mashtroni nga grupet terroriste, shteti ti kthejë nga Siria

24 Tetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
Myftiu i Elbasanit thirrje myslimanëve: Mos u mashtroni nga grupet

ELBASAN- Myftiu i Elbasanit, Agim Duka ka reaguar për situatën shqetësuese për e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në Siri.

Ai u shpreh se është shqetësuese që shumë besimtarë myslimanë bien pre e mashtrimeve dhe rekrutohen nga grupe ekstremiste për të luftuar në shtetin sirian.

Myftiu në një intervistë për mediet, i bën thirrje shtetit shqiptarë që ti kthejë këta qytetarë në vendin e tyre si dhe besimtarëve myslimanë që të mos bien pre e mashtrimeve, pasi mund të rrezikojnë edhe jetën.

Një numër jo i vogël shqiptaresh kryesisht pas vitit 2012 shkuan individualisht, por edhe familjarisht drejt Sirisë për të luftuar krah ISIS, duke rënë pre e mashtrimeve për një jetë më të mirë.

Por, një pjesë u vranë në luftë dhe pjesa tjetër rezultojnë të zhdukur ndërsa disa të tjerë ndodhen në kampe, ku nuk e kanë të lehtë procedurën e kthimit në Shqipëri.

Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë, sic ishte edhe rasti i Alvin Berishës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim duka sulm terrorist ne 2018 agim duka sulm terrorist ne 2018

Sondazh

Poll