Aktualitet

ARRSH njofton shoferët: Aksi Tiranë-Peshkopi e bllokuar të premten dhe të shtunën

Sipas ARRSH, ndalimi i qarkullimit do të bëhet për shkak se do të kryhet shtrimi i shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”.

28 Shtator 2023, 18:10 Nga r.ll
ARRSH njofton shoferët: Aksi Tiranë-Peshkopi e bllokuar të
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim për të gjithë shoferët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se ky segment do të jetë i bllokuar nesër dhe pasnesër, nga ora 09:00-14:00.

Sipas ARRSH, ndalimi i qarkullimit do të bëhet për shkak se do të kryhet shtrimi i shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se:

Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore.

rruga e arberit arrsh

Sondazh

Poll