Aktualitet

VIDEO/ Megaoperacioni 'Never Forget', si u arrestua banda e Laert Haxhiut, momenti kur policia i rreshton për një

Ky operacion u zhvillua, pasi Artan Tafani i arrestuar disa ditë më parë për vjedhjen e 30 mijë eurove në Astir vendosi që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

28 Shtator 2023, 15:12 Nga I.A
VIDEO/  Megaoperacioni 'Never Forget', si u arrestua banda e Laert
Arrestimet

ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga megaoperacioni 'Kurrë mos harro' ku janë arrestuar 12 persona, ndërkohë që 4 janë shpallur në kërkim. Ky operacion u zhvillua, pasi Artan Tafani i arrestuar disa ditë më parë për vjedhjen e 30 mijë eurove në Astir vendosi që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

Po ashtu nga dëshmitë e Tafanit janë zbardhur vrasjet e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halilit.

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani rezultojnë 12 të arrestuar dhe 4 në kërkim. 

kurrë mos harro artan tafani

Sondazh

Poll