Aktualitet

Vatra e zjarrit në Pishporo të Fierit ende aktive, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Shefi i shërbimit zjarrfikëse të bashkisë Fier, Zija Hyka, tha se për shkak të nxehtësisë të shkaktuar nga vatrat dhe pyllit mjaft të dendur është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit. 

28 Shtator 2023, 17:30 Nga r.ll
Vatra e zjarrit në Pishporo të Fierit ende aktive, kërkohet
foto nga zjarri

FIER- Një vatër zjarri e aktivizuar në fshatin Pishporo të Fierit, i cili nisi që prej ditësh së djeshme ka djegur rreth 30 hektarë me pisha, ndërkohë flakët ende vijojnë të përhapen. Në terren për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 30 forca zjarrfikëse, 40 forca të ushtrisë dhe pesë mjete zjarrfikëse.

Që nga dita e djeshme po kërkohet ndërhyrje nga ajri por deri në këto momente helikopteri nuk ka ardhur në zonë, ku zjari po përhapet edhe nga era që fryn.

Më herët ditën e sotme shefi i shërbimit zjarrfikëse të bashkisë Fier, Zija Hyka, tha se për shkak të nxehtësisë të shkaktuar nga vatrat dhe pyllit mjaft të dendur është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit. 

zjarr ne fier zija hyka

Sondazh

Poll