Aktualitet

Dosja e sterilizimit/ Dumani: Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e gjykatës

Dumani për dosjen e komentuar të sterilizimit tha se është një çështje ende nën hetim dhe nuk përjashtoi mundësinë se mund të merren persona të tjerë nën hetim.

28 Shtator 2023, 15:17 Nga f.i
Dosja e sterilizimit/ Dumani: Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e
Altin Dumani

TIRANË- Për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, Dumani tha se është një çështje ende nën hetim. Dumani u shpreh për gazetarët se Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e Gjykatës e Posaçme Antikorrupsion që për dosjen e sterilizimit, kërkoi ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj.

Ai u shpreh se “nuk kam koment për vendimin e gjyqtarit Bani. E drejta e tij t’i gjykojë si të dojë faktet. Unë kam bindjet e mia për faktet. Çështja është në hetim paraprak”.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimit pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”- shtoi ai.

altin dumani sterilizimi

Sondazh

Poll