Aktualitet

Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se Ervis Martinaj ka vdekur

Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet.

28 Shtator 2023, 15:35 Nga f.i
Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se
Altin Dumani dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.

Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht. Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.

Familjarët e Ervis Martinaj kanë dorëzuar një celular, çfarë po bën SPAK për këtë?

Dumani:Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet.

Kryeprokurori ka treguar gjithashtu për skuadrat e përbashkëta të hetimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e Amerikës Latine. Ai tregoi se ka pasur rritje të numrit të sekuestrimeve pasurore dhe procesimeve penale.

altin dumani ervis martinaj

Sondazh

Poll