Aktualitet

Vrasja në Dukagjin/ Lihen të lirë 4 të dyshuarit, njëri prej tyre flet për mediat: Isha në fshat tjetër, kam pamje filmike

Mësohet se Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj dhe Edmond Nikaj janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se kishin lidhje me ngjarjen, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

28 Shtator 2023, 16:04 Nga I.A
Vrasja në Dukagjin/ Lihen të lirë 4 të dyshuarit, njëri
Edmond Nika

SHKODËR- Të katër personat e shoqëruar në polici ditën e sotme për atentatin dhe vrasjen mbrëmjen e kaluar në Dukagjin janë lënë të lirë. Mësohet se Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj dhe Edmond Nikaj janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se kishin lidhje me ngjarjen, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Edmond Nika pas lirimit nga policia, ka folur për mediat duke theksuar se ditën e vrasjes ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, por në fshatin Stom Golem. Nika ka deklaruar se ai prej tre muajsh nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe se ka kamera sigurie që mund të vërtetojnë që ai ka qenë në fshatin Stom Golem.

Mbrëmë në Dukagjin u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç. I plagosuri Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015, atëherë 38-vjeçar, ai figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë ndaj helikopterit të policisë gjate patrullimit për zbulimin e zonave me kanabis. Ai ishte i dënuar nga gjykata me 7 vite burg. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli. 

edmond nika vrasje ne dukagjin kujtim dholla martin qershia cesk seraj

Sondazh

Poll