Aktualitet

BE hoqi fondet e IPARD, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nis hetimet

Sipas të dhënave SPAK ka nisur një hetim penal për çështjen, pas heqjes së fondeve nga Bashkimi Europian.

28 Shtator 2023, 14:13 Nga h.k
BE hoqi fondet e IPARD, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nis hetimet
SPAK

TIRANË-Paraditen e sotme SPAK ka rregjistruar hetimet për abuzimet me fondet e IPARD nga Ministria e Bujqësisë. Sipas të dhënave SPAK ka nisur një hetim penal për çështjen, pas heqjes së fondeve nga Bashkimi Europian. 

Prokuroria e Posaçme sipas burimeve është ende në fazën e verifikimit. Komisioni Evropian vendosi të pezullojë programin më të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë, me vlerë dhjetëramilionë euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion në 19 Korrik të vitit 2023.

Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje.”, tha kreu i SPAK.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

spak ipard

Sondazh

Poll