Aktualitet

Mashtroi qytetarin se për 2000 euro do ta punësonte infermier, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Peti mashtronte qytetarin se do t’i siguronte liçencën e infermierisë.

28 Shtator 2023, 13:42 Nga h.k
Mashtroi qytetarin se për 2000 euro do ta punësonte infermier,
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme Igli Petin pas shfaqjes një ditë më parë në emisionin “Stop” për përvetësimin e 2000 mijë eurove nga një qytetar. Peti mashtronte qytetarin se do t’i siguronte liçencën e infermierisë.

Pas denoncimit të rastit në media, policia ka vendosur menjëherë organet në veprim dhe ka bërë të mundur arrestimin. Policia vijon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bën fjalë për një shtetas, i cili kishte përvetësuar shumën 2000 euro me anë të mashtrimit, duke i premtuar një shtetasi sigurimin e licencës për infermier, ju bëjmë me dije se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë arrestuan shtetasin I. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi", "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”

arrestim ne tirane igli peti

Sondazh

Poll