Aktualitet

'Kurrë mos harro'/ Anëtar i bandës së Aldo Bares, dalin në 'dritë' emrat e të dyshuarve për ekzekutimin e Alban Semakut

Alban Semaku, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi” u gjet i vrarë pranë lumit Shkumbin në Peqin. Viktima, njihej si mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë me “kapon” e bandës së Lushnjes, Aldo Baren. Por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

28 Shtator 2023, 11:44 Nga a.l
'Kurrë mos harro'/ Anëtar i bandës së Aldo Bares,
Ekzekutimi

PEQIN- Në radhët e vrasjeve të zbardhura nga i penduari i i drejtësisë Artan Tafani është edhe ajo e Alban Semakut (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në muajin tetor të vitit 2021 në Peqin. 

Autorët e dyshuar të vrasjes janë:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Alban Semaku, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi” u gjet i vrarë pranë lumit Shkumbin në Peqin. Viktima, njihej si mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë me “kapon” e bandës së Lushnjes, Aldo Baren. Por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

‘Kinezi’ ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, për të cilën e ekstraduan nga Italia në vitin 2006. Pasi doli nga burgu, duket se nuk zgjodhi që t’i rikthehej jetës normale. 

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit./ Dosja.al

alban semaku

Sondazh

Poll