Aktualitet

'Zbërthimi' i Artan Tafanit/ Laerti me 'shokët', EMRAT e vrasjes së Fridman Xhaferraj në Korçë, u lidh dhe u mbyt në rezervuar

Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës.

28 Shtator 2023, 11:47 Nga a.l
'Zbërthimi' i Artan Tafanit/  Laerti me 'shokët',
Fridman Xhaferraj

KORÇË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani ka çuar në zbulimin e një tjetër vrasjeje. Bëhet fjalë për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2021 në Korçë. 

Për vrasjen me paramendim ndaj Fridman Xhaferajt, më datë 02.06.2021 në qytetin e Korçës: 

-              Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
-              Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;
-              Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
-              Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
-              Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec; 
-              Bledar  Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec;
-              Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh. 

Trupi i pajetë i Fridman Xhaferrajt u gjet në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq në Korçë në qershor 2021. Viktima, u identifikua disa orë më pas dhe u zbulua se nuk ishte nga zona, por nga fshati Plug i Korçës. Me precedentë të mëparshëm penalë dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për djegien e tri makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnje, 25-vjeçari u gjet i lidhur dhe i dhunuar. 

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre./ Dosja.al

fridman xhaferraj zbardhja e vrasjeve 2023 operacioni kurre mos harro

Sondazh

Poll