Aktualitet

VKM/ Shkarkohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja

Nuk dihet ende se kush do e pasojë në postin e tij. 

28 Shtator 2023, 14:05 Nga A.B
VKM/ Shkarkohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe
Ilir Bejtja

TIRANË- Lirohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja. Vendimi është marrë ditën e sotme me propozim të kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Nuk dihet ende se kush do e pasojë në postin e tij. 

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

ilir bejtja

Sondazh

Poll