Aktualitet

Tentativa për vrasjen e Kujtim Metës në Lushnjë, kush janë autorët e dyshuar?

44-vjeçari, Kujtim Meta u plagos më 20 Prill në Lushnje. Meta ndodhej në një lokal në momentin që u qëllua me breshëri plumbash, dy prej të cilëve e kapën në zonën abdominale.

28 Shtator 2023, 11:55 Nga a.l
Tentativa për vrasjen e Kujtim Metës në Lushnjë, kush
Kujtim Meta

LUSHNJE- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar emrat e autorëve të përfshirë në vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Kujtim Metës, në prill të vitit 2022 në Lushnjë.

Për vrasjen e mbetur në tentativë autorët e dyshuar janë:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë). 

44-vjeçari, Kujtim Meta u plagos më 20 Prill në Lushnje. Meta ndodhej në një lokal në momentin që u qëllua me breshëri plumbash, dy prej të cilëve e kapën në zonën abdominale. 44-vjeçari u shtrua në Spitalin e Traumës, aty ku mori mjekimin nga bluzat e bardha. Në media u bë e ditur se Meta nuk ishte shënjestra e atentatit por atentatori e ka ngatërruar me një person tjetër.

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.

kujtim meta zbardhja e vrasjeve 2023 operacioni kurre mos harro

Sondazh

Poll