Aktualitet

Plagosën të riun në Malësi të Madhe, në pranga babë e bir

Në pranga ranë shtetasi me iniciale I. B., 59 vjeç dhe i biri Sadonel Bushataj, 18 vjeç  banues në fshatin Demiraj.

28 Shtator 2023, 11:40 Nga h.k
Plagosën të riun në Malësi të Madhe, në pranga
Policia Shkodër

MALËSIA E MADHE-Policia ka arrestuar baba e bir si autorë të dyshuar të plagosjes së 28-vjeçarit Emanuel Guri, mbrëmjen ee djeshme në Malësinë e Madhe. Në pranga ranë shtetasi me iniciale I. B., 59 vjeç dhe i biri Sadonel Bushataj, 18 vjeç  banues në fshatin Demiraj. Sipas njoftimeve të policisë konflikti ka ndodhur për një konflikt mes personave. 

NJOFTIMI I POLICISË:

"Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe. Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

Emanuel Guri u plagos mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

 

plagosje ne malsine e madhe emanuel guri

Sondazh

Poll