Aktualitet

Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin/ Zbardhen EMRAT e autorëve! Me maskë COVID-i dhe kapele, si u organizua ekzekutimi

Dyshimet ishin për hakmarrje, pasi në qershor të atij viti, vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu vrau Ylber Xhahysën.

28 Shtator 2023, 11:40 Nga a.l
Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin/ Zbardhen EMRAT e autorëve! Me
Albi Bashaliu

PEQIN- Dëshmia e të penduarit, Artan Tafani ka çuar në zbardhjen e vrasjes së Albi Bashaliut në Peqin, më 27 dhjetor 2021. Bashaliu u ekzekutua, në fshatin Gjoçaj të Peqinit, kur sapo kishte zbritur nga makina për të shkuar në kafe. Dyshimet ishin për hakmarrje, pasi në qershor të atij viti, vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu vrau Ylber Xhahysën. Dyshja u konflikuan për motive banale, konkretisht për gërvishtjen e makinë dhe gjithçka përfundojë në tragjedi. 

Emrat e autorëve të vrasjes së Albi Bashaliut në Peqin në vitin 2021.

-              Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-              Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;

-              Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

-              Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;

-              Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;

-              Bledar Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec.

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre./Dosja.al

albi bashaliu zbardhja e vrasjeve 2023 operacioni kurre mos harro

Sondazh

Poll