Aktualitet

EMRI/ Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së Zef Gurit në Dukagjin: Nuk kam lidhje me ngjarjen, dje kam qenë gjithë ditën në kamera

Nika është paraqitur pranë policisë dhe ka deklararuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

28 Shtator 2023, 11:22 Nga h.k
EMRI/ Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së Zef Gurit
Foto nga Dukagjini

Dukagjin- Edmond Nika është vetërdorzuar pranë policisë Shkodër pas shpalljes në kërkim për vrasjen e Zef Guri dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Guri. Nika është paraqitur pranë policisë dhe ka deklararuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se gjatë gjithë ditës po fliste në kamera. I vetdorëzuari ishte një nga emrat e dyshuar të policisë në pistën e hetimet për zbardhjen e vrasjes së Zef Guri.

Mbrëmë në Dukagjin u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç. I plagosuri Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015, atëherë 38-vjeçar, ai figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë ndaj helikopterit të policisë gjate patrullimit për zbulimin e zonave me kanabis. Ai ishte i dënuar nga gjykata me 7 vite burg. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli. 

vrasje ne dukagjin zef guri gjin guri

Sondazh

Poll