Aktualitet

FOTOT/ Kush janë 6 anëtarët e bandës së Laert Haxhias?

jë nga gjashtë anëtarët e zbuluar rezulton të jetë e dashura e Laert Haxhiajt, Klea Gjata.

28 Shtator 2023, 10:27 Nga h.k
FOTOT/ Kush janë 6 anëtarët e bandës së Laert Haxhias?
Laert Haxhia

TIRANË-Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani mbi pjesëmarrjen në aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhias, janë zbuluar dhe disa nga anëtarët e bandës. Një nga gjashtë anëtarët e zbuluar rezulton të jetë e dashura e Laert Haxhiajt, Klea Gjata. Tre nga emrat e anëtarëve janë Bledar Berberi, Mariglen Topuzi dhe Firdeus Berberi.

FOTOT/ Kush janë 6 anëtarët e bandës së Laert Haxhias?
Laert Haxhia

Laert Haxhiu kreu i bandës ishte në kërkim që prej vitit 2017, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarje kjo që si zanafillë ka hakmarrjet që lidhen me konfliktet e vjetra të bandës së Lushnjes. Sakaq Haxhiu gjithashtu rezulton person i përfshirë edhe në çështje të trafikut drogës në Shqipëri dhe i dënuar nga Gjykata e Durrësit.

FOTOT/ Kush janë 6 anëtarët e bandës së Laert Haxhias?
Firdeus Berberi

Firdeus Berberi, 22 vjeç ishte i kërkuar nga policia shqiptare për plagosje të rëndë me dashje. Ai akuzohet si një nga dy autorët e plagosjes me armë zjarri të Johan Muçllarit, ngjarje e ndodhur në Prill të 2022-it në Pogradec. 2 muaj pas kësaj ngjarjeje, policia arrestoi njërin prej tyre, Griseld Maxharin, ndërsa Firdeus Berberi u shpall në kërkim. Prej asaj kohe, ai vijonte të ishte në kërkim

FOTOT/ Kush janë 6 anëtarët e bandës së Laert Haxhias?
Klea Gjata

27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, e dashura e Laert Haxhisë.

FOTOT/ Kush janë 6 anëtarët e bandës së Laert Haxhias?
Maringlen Topuzi

Mariglen Topuzi i ndodhur aktualisht në qeli pas ngjarjes që ndodhi në Gusht të 2020-s, ku qëlloi me breshëri automatiku drejt hotel “Volorekës” në Pogradec. Pjesa më e madhe e plumbave u qëllua drejt dhomës ku flinte djali 20-vjeçar i pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari. Por si pasojë e të shtënave mbetën të terrorizuar pushuesit e hotelit të cilët thanë se breshëritë e kallashnikovit zgjatën për disa minuta duke vënë në rrezik jetën fëmijëve të tyre. Më parë, Topuzi është dënuar me 10 muaj burg për djegien e makinës së djalit të pronarit të hotelit. Mariglen Topuzi është arrestuar edhe më parë pas një operacioni antidrogë. Ai u kap bashkë me Tom Hilën me një ngarkesë prej 600 kilogramë kanabis që dyshohej se do të çohej drejt Greqisë.

FOTOT/ Kush janë 6 anëtarët e bandës së Laert Haxhias?
Artan Tafani

Artan Tafani i penduari drejtësisë, i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbulimin e bandës kriminale të Laert Haxhiajt. Tafani u kap nga policia pas vjedhjes së Exchange në zonën e Astirit. 

Anëtar tjetër i bandës rezulton të jetë dhe Bledar Berberi, aktualisht në qeli ku rezulton i përfshirë në disa krime dhe në ngjarjen e Volorekut në vitin 2016. 

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.

zbardhja e vrasjeve 2023 artan tafani laert haxhia bledar berberi klea gjata fideus berberi

Sondazh

Poll