Aktualitet

Tritoli në lokalin e Noizy-t në Durrës, zbulohet kush është autori i ngjarjes

Rrumbullaku, deklaroi se në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. 

28 Shtator 2023, 10:33 Nga A.B
Tritoli në lokalin e Noizy-t në Durrës, zbulohet kush
Lokali i Noizyt

TIRANË-Atentati me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku, Noizy, lidhet me grupin e Laert Haxhisë.

Teksa bëri një rezyme të krimeve të kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.

Autorë të dyshuar janë:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;

-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

-Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

Rrumbullaku, deklaroi se në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. 

Të arrestuar

Artan Tafani
Erisiana Abedini
Lulzim Spahia
Ligor Romaçka
Bujar Abedini
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Enriko Xhahysa
Klea Xhafo
Idriz Manaj
Fatjon Veliu
Laert Haxhiu

Të shpallur në kërkim

Lorenc Lala
Firdeus Berberi
Kristi Bizheku

/Dosja.al

noizy operacioni kurre mos harro zbardhja e vrasjeve 2023

Sondazh

Poll