Aktualitet

Pendohet Tafani/ "Zbardhet kanosja e një polici", Rrumbullaku: Zbardhen 6 vrasje dhe 5 shpërthime me eksploziv

Rrumbullaku tha se në total janë zbardhur: 6 vrasje, 5 eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativë raste për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici. 

28 Shtator 2023, 10:05 Nga A.B
Pendohet Tafani/ "Zbardhet kanosja e një polici", Rrumbullaku:
Policia

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet në konferencë për median lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro). Nga 15 urdher ndalime janë ekzekutuar 12 dhe 3 janë në kërkim.

Ai bëri të ditur se Artan Tafani, anëtar i bandës së Laert Haxhisë, është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë dhe ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Rrumbullaku tha se në total janë zbardhur: 6 vrasje, 5 eksploziv; 3 vjedhje me dhunë; 3 tentativë raste për kryerje vrasje; 1 rast kanosje polici. 

“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë.

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Laert Haxhiu, organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë.”

zbardhja e vrasjeve 2023 muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll