Aktualitet

“E vranë në derën e shtëpisë”/ Artan Tafani dëshmon si u vra biznesmeni Çajup Selimi

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë në banesën e biznesmenit. Selimi është thirrur nga një person i pa identifikuar për të dal poshtë shtëpisë së tij.

28 Shtator 2023, 10:10 Nga h.k
“E vranë në derën e shtëpisë”/ Artan Tafani
Biznesmeni Çajup Selimi

TEPELENË-Në dëshminë e tij Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në qershor të 2021 në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë në banesën e biznesmenit. Selimi është thirrur nga një person i pa identifikuar për të dal poshtë shtëpisë së tij.

Më pas biznesmeni doli nga banesa, ku u prit nga një person në katin e dytë i cili ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të tij. Biznesmeni njihej si pronar i një biznesi në qytet dhe mendohet të jetë asgjesuar për disa konflikte që lidhen me konkurrencën.

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.

zbardhja e vrasjeve 2023 cajup selimi artan tafani

Sondazh

Poll