Aktualitet

6 vrasje, grabitje dhe atentate me eksploziv! Zbardhet BILANCI i krimeve të bandës së Laert Haxhias

Sipas listës së publikuar ngjarjet kanë ndodhur në Peqin, Tepelenë, Korçë, Lushnje dhe Athinë. 

28 Shtator 2023, 09:57 Nga h.k
6 vrasje, grabitje dhe atentate me eksploziv! Zbardhet BILANCI i krimeve të
Laert Haxhia

TIRANË-Zbulohet lista e krimeve të kryera nga banda e vrasësve të Laert Haxhiut pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafanit. Pas operacionit të djeshëm të zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe SPAK janë zbuluar një seri vrasjesh, grabitjesh, atentatesh me eksplozivë, dhunë dhe vjedhje të zhvilluara në disa qytete brenda dhe jashtë vendit.

Sipas listës së publikuar ngjarjet kanë ndodhur në Peqin, Tepelenë, Korçë, Lushnje dhe Athinë. 

LISTA:

-Dy vrasje në Peqin; një vrasje në Tepelenë;
-Një vrasje në Korçë;
-Dy vrasje në Athinë;
-Një tentativë vrasje në Lushnjë;
-Shkatërrim prone me eksploziv 5 herë;
-Vjedhje me dhunë 2 herë;
-3 raste sigurim kushtesh dhe mjetesh për vrasje.

Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, u arrestua në muajin Maj në Greqi.

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë. 6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre./Dosja.al

zbardhja e vrasjeve 2023 artan tafani laert haxhiu

Sondazh

Poll