Aktualitet

Vrasja e Çajup Selimit/ Zbardhen EMRAT, ja kush janë autorët e dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit

Për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021 autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu, Artan Tafami, Erisiana Abenidini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka, Bujar Abedini

28 Shtator 2023, 10:22 Nga A.B
Vrasja e Çajup Selimit/ Zbardhen EMRAT, ja kush janë autorët e
Cajup Selimi

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet në konferencë për median lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro). Ai ka bërë të ditur se për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021 autorët e dyshuar janë Laert Haxhiu, Artan Tafami, Erisiana Abenidini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka, Bujar Abedini.

Si ndodhi vrasja e biznesmenit? 

Çajup Selimi, i cili ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. 

Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.

/Dosja.al

cajup selimi

Sondazh

Poll