Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në Pishporo të Fierit, kërkohet ndërhyrje urgjente, angazhohen 18 zjarrfikës dhe 40 efektivë

Në vendngjarje ka pasur ndërhyrje emergjente nga zjarrëfikësit dhe efektivë të ushtrisë.

28 Shtator 2023, 08:41 Nga h.k
Riaktivizohet zjarri në Pishporo të Fierit, kërkohet
Zjarri ne Fier

FIER- Vijon të jetë ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Pishporo të Fierit.

Zjarri i cili nisi që prej ditësh së djeshme ka djegur sipërfaqe të mëdha me pisha, edhe ende vijon të përhapet. Në vendngjarje është kërkuar ndërhyrje emergjente nga zjarrëfikësit dhe efektivë të ushtrisë.

Në këtë aksion për shuarjen e flakëve u angazhuan 18 zjarrëfikës dhe 40 efektivë të forcave të armatosura.

Prefekti i qarkut të Fierit Lefter Shehaj është shprehur se ka pasur dhe ndërhyrje me helikopter për shuarjen e zjarrit. Gjatë gjithë natës grupet e emergjencave kanë qenë të angazhuar në vendngjarje, duke punuar për të neutralizuar perimetrin e zjarrit./Dosja.al

 

zjarr ne fier lefter shehaj

Sondazh

Poll