Politike

"Tradhtia e opozitës peshon më shumë se një akt imoraliteti", Ibsen Elezi: Kukësi i vetmi që refuzoi Ramën në pushtet

Ai shprehet se Kuksianët qenë të vetmit që e bënë Ramën të dridhet nga protesta e traut Kalimashit.

27 Shtator 2023, 19:27 Nga r.ll
"Tradhtia e opozitës peshon më shumë se një akt
ibsen elezi

KUKËS- Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me zgjedhjet e fundit në Kukës, ku fitues u shpall sërish kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj. 

Përmes një postimi në Facebook, Elezi ka shkruar se tradhëtia që i ka bërë opozita demokratëve të Kukësit, gjatë 10 vitetve të peshon më shumë sesa një akt imoraliteti, duke iu referuar me këtë fundit, video-skandalit ku ishte i përfshirë Safet Gjici. 

Ai gjthashtu shprehet se Kuksianët qenë të vetmit që e bënë Ramën të dridhet nga protesta e traut Kalimashit.

POSTIMI I PLOTË:

Kujtese "bytheceve" te facebook !
Kur ne 2013, qarku Kukesit ishte i vetmi qe refuzoi ardhjen e Rames dhe Metes ne pushtet, na quajtet te "prapambetur" qe s'kuptonim nga politika.
Kaluan ca vite dhe na dhate te drejte.
Ne 10 viteve qeverisje, Kuksianet qene te vetmit qe e bene Ramen te dridhet nga protesta e traut Kalimashit.
Ju me shume i keni bere fresk me "protesta", deri te revolucionet e Lylit dhe Lexhendes.
Po kur Luli dhe Muli u ben me Ramen e Kastratin dhe tradhetuan interesat e Kuksianeve dhe Shqipetareve, ku ishit ju qe na late te vetem perball gjithe maskarenjeve ?!
Keta bythecet e facebook qe marrin ne analize Kuksianet, me shume gjasa jane kontigjent i deshtakeve te 2013 ose votues te ngjitjes Rames ne pushtet nepermjet Likes.
Tradhetia qe opozita i ka bere demokrateve te Kukesit gjate ketyre 10 viteve peshon shume me shume se sa nje akti imoraliteti.
Qendrimet tuaja jane pune bythecash, Kuksianet s'ju kuptojne dot.
Do kaloj ca kohe dhe do e kuptoni.

ibsen elezi zgjedhjet ne kukes

Sondazh

Poll