Politike

Kërkesat për komisionet hetimore për TIMS dhe Sterilizimin, Konferenca e Kryetarëve mblidhet ditën e premte

Kërkesat që do të diskutohen janë për komision hetimor për për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe për komision hetimor për koncensionin e sterilizimit.

27 Shtator 2023, 18:59 Nga I.A
Kërkesat për komisionet hetimore për TIMS dhe Sterilizimin,
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e premte ku do të diskutohen dy kërkesa për komision hetimor. Kërkesat që do të diskutohen janë për komision hetimor për për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe për komision hetimor për koncensionin e sterilizimit.

Gjithsej janë 45 deputetë të opozitës që kanë bërë kërkesat për komision hetimor. Ndërkohë që nuk dihet nëse do të plotësohen kërkesat e tyre. Mbledhja pritet që të nisë në orën 11, ku do të shqyrtohen këto kërkesa. 

tims konferenca e kryetarëve

Sondazh

Poll