Politike

Censi i Popullsisë, Dule: Grupet etnike po pengohen të deklarohen, BE të ndjekë procesin, INSTAT të ndërhyjë

Dule shprehu pretendimin se me Censin po kryhen shkelje, pasi po pengohen grupet entike të deklarojnë përkatësinë e tyre entike dhe fetare.

27 Shtator 2023, 11:01 Nga A.B
Censi i Popullsisë, Dule: Grupet etnike po pengohen të deklarohen, BE
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka ngritur shqetësim në lidhje me censin e Popullsisë dhe Banesave 2023. Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Dule shprehu pretendimin se me Censin po kryhen shkelje, pasi po pengohen grupet entike të deklarojnë përkatësinë e tyre entike dhe fetare.

PJESË NGA DEKLARATA E TIJ:

Si ne PBDNJ dhe asosacionet e minoriteteve jemi përpjekur të japim kontributin tonë për një proces të mirëpranuar. Jemi përpjekur të përcjellim frymë bashkëpunimi. Prej datës 18 shtator ka filluar cens 2023, ju prezantojmë gjetjet e aktivistëve tanë dhe të asosacioneve në lidhje me zhvillimin e censit;

-Ka shumë raste kur regjistruesit nuk e kryejnë regjistrimin në tabletat përkatëse

-Nuk lihet njoftim me shkrim në ato banesa ku nuk gjendet një qytetar, apo dhe më keq, kemi raste të denoncuara si në Tiranë, Korcë dhe kudo ku nuk u drejtohen qytetarëve pyetje në lidhje me besimin fetar. U thuhet se janë fakultative. Kemi raste në Sarandë me një biznesmen. 

-Në shtëpinë e drejtuesit të OMONIA-s, kur regjistruesi po plotësonte dokumentet e të atit, regjistruesi mohonte të regjistronte pjesëtarë të familjes, duke thënë se nuk është këtu. Është për të ardhur keq që nëpunës të administratës ngrenë shqetësime të tilla që janë në kundërshtim me frymën europiane.

Është për të ardhur keq që edhe zyrtarë të lartë ngrejnë shqetësime që janë në kundërvënie të hapur me rregullat europiane. Dua ti drejtohem qytetatëve, atyre të komuniteteve fetare, të deklarojnë, nëse është vullneti i tyre, përkatësinë etnike, gjuhën amëtare dhe besimin fetar.

Dua ti drejtohem BE, të jenë duke ndjekur në vazhdimësi këtë proces, të shmangin cdo aspekt negativ, me qëllim që të mos jetë i dështuar, për sa i përket komuniteteve etnike dhe fetare në vend.

vangjel dule

Sondazh

Poll