Politike

Tajani: Mbështesim procesin e integrimit të Shqipërisë, urojmë të ndodhë para vitit 2030

Tajani tha se Italia gjithnjë e ka mbështetur Shqipërinë ndaj do të insistojnë që procesi të përshpejtohet. 

27 Shtator 2023, 14:36 Nga h.k
Tajani: Mbështesim procesin e integrimit të Shqipërisë,
Ministri i Jashtem i Italisë Antonio Tajani

ITALI-Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani në konferencën e zhvilluar në Romë bashkë me Kryeministri Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij duke vendosur në qendër integrimin e Ballkanit Perëndimor. Antonio Tajani e konsideroi Shqipërinë në fjalën e tij, si një partner strategjik dhe tha se “Shqipëria do të integrohet në BE !” përpara vitit 2030. 

Tajani tha se Italia gjithnjë e ka mbështetur Shqipërinë ndaj do të insistojnë që procesi të përshpejtohet. 

Për ne Shqipëria është partner strategjik në Ballkan. Italia e konsideron Ballkanin perëndimor si përparësi të politikës së jashtme dhe jemi absolutisht të favorshëm për hyrjen brenda Bashkimit europian të këtyre vendeve, sidomos për një vend si Shqipëria që ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe shpresojmë që kjo të ndodh para vitit 2030. Ne insistojmë që të kemi një proces integrimi të përshpejtuar. Takimi në dhjetor do të jetë një plus për procesin e integrimit europian.”,-tha Antonio Tajani.

vizita ne itali edi rama antonio tajani

Sondazh

Poll