Politike

Rama në konferencë për shtyp me Tajanin: Italia avokati më i madh i Shqipërisë

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama ka vendosur theksin në falenderimin ndaj qeverisë italiane për avokatin në arenë europiane dhe për marrëveshjen e pensioneve.

27 Shtator 2023, 14:34 Nga h.k
Rama në konferencë për shtyp me Tajanin: Italia avokati më i
Edi Rama ne Itali

ITALI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Antonio Tajani, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp në kuadër të takimit të dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri. Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama ka vendosur theksin në falenderimin ndaj qeverisë italiane për avokatin në arenë europiane dhe për marrëveshjen e pensioneve.  

"Midis Italisë dhe Shqipërisë. Ka qenë kënaqësi që të shkosh me një delagacion kaq të madh në Itali dhe mos të ketë nevojë për kufjen. Kjo do të thotë se gjuha italiane është gjuha e dytë e shqiptarëve. Ne kemi pothuajse të njëjtat qëndrime në të gjitha çështjet. Italia është avokati ynë më i madh në arenën evropiane dhe i Ballkanit Perëndimor. Kënaqem që kjo qeveri italiane ka angazhime më të ngushta për t'i bërë premtimet fakte konkrete në ekonomi dhe siguri. Nuk dua të përsëris ato që tha zëvendëskryeministri italian, dua vetëm tu them shqiptarëve të Italisë që kontribojnë në Itali, marrëveshja për pensionet është pikë arritje dhe kemi fituar që kjo pikë arritje nuk duhet të ketë një pikënisje tjetër. Të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali ta falenderojnë këtë qeveri, se do ta çojë këtë nismë shumë të rëndësishme përpara dhe kjo është një falenderim për njerëzit."- tha Kryeministri Edi Rama. 

rama vizite ne itali antonio tajani edi rama

Sondazh

Poll