Politike

Berisha: I vetmi njeri që nuk e ka përmendur kurrë emrin e McGonigal është Lulzim Basha

Berisha është shprehur se një nga njerëzit që nuk e ka përmendur kurrë emrin e McGonigal është Lulzim Basha për arsye që akoma janë mister.

26 Shtator 2023, 22:40 Nga I.A
Berisha: I vetmi njeri që nuk e ka përmendur kurrë emrin e
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i PD, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit me dosjen McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Rama në këtë skandal. I ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, Berisha është shprehur se një nga njerëzit që nuk e ka përmendur kurrë emrin e McGonigal është Lulzim Basha për arsye që akoma janë mister.

"FBI një institucion i fuqishëm është i gatshëm të ndihmojë çdo vend por në bazë të procedurave ligjore dhe jo një institucion detektiv privat por është institucion federal i SHBA dhe ai ka shkelur me dy këmbë ligjin e vendit të vet. Të arrij ai dhe të merret me hetimin e komplotit të Tom Doshit kjo është degradim i plotë, të pyesësh Durim Bamin është një skandal, dhe i tillë është raporti i ramës me McGongal. Ai ka hetuar Nik Muzin dhe e vërteta është edhe pasi është arrestuar McGonigal raporti i shërbimeve inteligjenti thotë se PD u financua me para ruse. A ka gjë më mister se gjatë dy viteve emri i McGingal është lakuar me mijëra herë dhe po ka një njeri që nuk e  ka shqiptuar kurrë atë është Lulëzim brava, gjej një herë të vetme që ai e ka shqiptar.  Ka shumë mistere por misteri është se Lulëzim pengu nuk e ka shqiptuar kurrë, a është marrë ai me Berishën unë nuk kam të dhënë direkte por kam të dhëna reale se Duçka dhe Neza kanë deklaruar se ata janë autor të këtij dokumenti, e dyta është se Sokol Balla se Lu Bladell paraardhësi i McGonigal i rekomanduar tek Rama nga McGonigal, Sokol Balla thotë se ai po merret dosjen e korrupsion të opozitës tonë, se çfarë kishte ai me  këtë e di vetëm Balla unë nuk e di po ai është në twitter e tij, Rossi ka shtruar tezën se unë po i shërbej Putinit edhe ky është i grupit McGonigal," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll