Politike

‘Ballkani i Hapur’/ Berisha: Hegjemoni serbe, Rama, Soros, Vuçiç, Lavrov, në sintoni të plotë

Berisha tha se Rama u implikua direkt në projektet e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve dhe ka qënë promotor kryesor.

26 Shtator 2023, 22:13 Nga I.A
‘Ballkani i Hapur’/ Berisha: Hegjemoni serbe, Rama, Soros,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për Ballkanin e Hapur, ku sipas tij Kryeministri Edi Rama u implikua direkt në projektet e Aleksandër Vuçiç. I ftuar në A Show, Berisha tha se Rama u implikua direkt në projektet e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve dhe ka qënë promotor kryesor. Sipas Berishës, në projektin e Ballkanit të Hapur promotor ka qënë edhe Aleksandër Soros, i cili ka qënë prezent në të gjitha takimet dhe në sintoni të plotë me Sergei Lavrov.

"Në vlerësimin dhe bindjen time të thellë, një nga faktorët e gjithë këtij procesi i cili jo vetëm që nuk hec, por kalon nga përplasja më e vogël te përplasja më e madhe siç ishte ajo e djeshmja që Vuçiç e quajti kryengritje kundër terrorit hipotetik të Albin Kurtit, Edi Rama ka luajtur rolin më negativ. Edi Rama u implikua direkt në projektet e serbomadhisë, u implikua direkt në projektet e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve dhe ka qënë promotor kryesor. Rama u bë promotor i projektit të dytë serbo-rus ‘Ballkani i Hapur’. Këtu është promotor kryesor edhe Aleksandër Soros dhe i bëj thirrje qeverisë amerikane të ndalojë veprimtarinë e tij në politikën e jashtme në Ballkan.

Sot DASH ka jo një por shumë diplomatë me njohuri për Ballkanin. Xhorxh Soros u bë promor i ‘Ballkanit të Hapur’, ishte hapja e Ballkanit për Rusinë dhe të gjithë satelitëve të saj. Në rrafshin ekonomik ishte një shkatërrim për këto vende. Çfarë ishte Ballkani i Hapur, ishte hegjemoni serbe. Ka një shtet historikisht me interesat më të mëdha në Adriatik dhe ky shtet është Rusia. Ky shtet i mbyllur në Dardanele do me çdo kusht të gjejë detrat e nxehtë. Kur Sergei Lavrov ia bllokuan udhëtimin për në Beograd, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi dhe ai tha se unë do shkoja për të mbështetur ‘Ballkanin e Hapur’, po aty ishte Aleksandër Soros dhe në çdo takim të tij. Sintonia e plotë e Lavrov me Aleksandër Soros është reale dhe e pamohueshme. Edi Rama mbështeti çdo inisiativë të Aleksandër Vuçiç. Iu kundërvu prej 2 vitesh Procesit të Berlinit, e deskretitonte thoshte që nuk hecën deri sa dikush i nxori kartonin e kuq dhe brenda një jave ndryshoi sikur nuk ishte ky," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll