Berisha: Vuçiç i pabesë, bashkë me Ramën, kryeministrat më të lidhur me krimin
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama janë ...
Basha e cilësoi këtë ngjarje një skenar sekret, përmes operacioneve speciale, që Serbia të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës nga një grup terrorist serbë, ku për pasojë humbi jetën një efektiv. Në një intervistë për emisionin ‘Open’ në News24, Basha e cilësoi këtë ngjarje një skenar sekret, përmes operacioneve speciale, që Serbia të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Mes të tjerash ai tha se është fillimi i lançimit të botës serbe.
“Kjo ngjarje është shpalosje e një skenari sekret, për të bërë ndarjen defacto të Kosovës, për të pushtuar Veriun e Kosovës. Skenari është i qartë, ndarje defacto e Kosovës, përmes paramilitarëve. Është fillimi i lancimit të skenarit të botës serbe. Synimi është të bëhet lëvizja e parë kundër konjukturës së NATO-s në Ballkan. Plan dhe strategji e hartuar prej shumë kohësh nga Kremlinin. Skenari është në shpalosje prej kohësh, por akti i parë ishte marrja me forcë e Veriut. Dështimi i këtij skenari, meritë e faktorit euroatlantik dhe policisë së Kosovës, që iu përgjigj me efektivitet.
Çdokush e kupton se kjo është marrje e autorësisë nga Beogradi. Kërkohej dënim i prerë dhe distancim nga kjo ngjarje, por ndodh nderimi më i lartë shtetëror për individët e ekzekutuar në një operacion të ligjshëm policor, që janë akuzuar si terroriste ndaj një territori të pavarur. Beogradi zyrtar, Vuçiç, po merr autorësinë, po i nderon agresorët. Përsa kohë Serbia nuk heq dorë nga strategjia e ashtuquajtur ‘bota serbe, e marrjes nën kontroll të vendeve të Ballkanit, siç është veriu i Kosovës, apo rasti i zaptimit të Malit të Zi, duke penguar formimin e qeverisë, bëhet fjalë për një skenar. Ngjarja e ditës së diel është nxitja dhe sponsorizim nga Serbia. Ndoshta kërkohet vënia nën kontroll të dhunshëm të veriut të Kosovës. Në këtë kuadër e shoh si shfaqjen e plotë të qëllimeve të Serbisë. Duhet t’i jepet përgjigje e merituar këtij skenari”, u shpreh Basha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama janë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me vrasjen e policit shqiptar të Kosovës nga ...
Foto nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të raporterëv...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka...
Ditmir Bushati TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u tregua kritik lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj Kosovë...
Boiken Abazi TIRANË- Ish-Kryetari i Lëvizjes VetëVendosje në Shqipëri Boiken Abazi ka deklaruar se Parlamenti i Shqipëri...
Gjykata e Larte TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fredi Belerit për ndryshim vendimi të dhënë nga GJKKO-ja p...
Edi Rama TIRANË- Pasi reagoi për zinë e shpallur në Serbi për 3 terroristët e grupit që vrau policin Afrim Bunjaku ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Serbisë për të shpallur 3 ditë zie për shtetasit e tyr...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi do të vazhdojë me çdo fa...