Sport

Mauel Neuer në lumturi të dyfishtë, fejohet dhe…do të bëhet baba!

Deri më tani, çifti e ka mbajtur plotësisht të fshehtë shtatzaninë. Edhe gjatë vizitës tradicionale të FC Bayern në Oktoberfest në çadrën Käfer, barku i saj nuk ishte vërtet i dukshëm të dielën.

27 Shtator 2023, 13:05 Nga DOSJA
Mauel Neuer në lumturi të dyfishtë, fejohet dhe…do të

GJERMANI - Lumturi e dyfishtë në dashuri për Manuel Neuer (37) ! Sipas informacioneve të BILD, ylli  i Bayernit është fejuar me të dashurën e tij Anika Bissel. Portieri i kombëtares dhe hendbollistja (luan në kategorinë e dytë në ESV Regensburg) duan të martohen.

Por kjo nuk është e gjitha - ka edhe një fëmijë që pret…! Anika është shtatzënë. Fëmija i tyre i parë së bashku pritet të vijë në pranverë. Deri më tani, çifti e ka mbajtur plotësisht të fshehtë shtatzaninë. Edhe gjatë vizitës tradicionale të FC Bayern në Oktoberfest në çadrën Käfer, barku i saj nuk ishte vërtet i dukshëm të dielën. Lumturia e saj e madhe ishte fshehur shumë mirë nën veshjen e saj blu të errët.

Por, brenda atmosferës së Bayern-it dukej që partnerja i kampionit të botës të 2014 dukej shumë, shumë e lumtur. Tani është e qartë pse...Neuer dhe Anika e tij janë në lumturi të dyfishtë! Të pyetur nga BILD, portieri dhe drejtuesit e tij nuk kanë dashur të komentojnë fejesën apo shtatzëninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll