Sport

VIDEO/ "Largohu nga këtu, ose do ta vrasim vajzën!" Kërcënimet ndaj një vajze 8-vjeçare veshur me një fanelë të Vinícius…

Tezja e fëmijës rrëfen momentet e panikut të krijuara para derbit të Madridit midis Atléticos dhe Realit.

27 Shtator 2023, 13:01 Nga DOSJA
VIDEO/ "Largohu nga këtu, ose do ta vrasim vajzën!"

SPANJE - Momentet para derbit të Madridit mes Atléticos dhe Realit (3-1), të dielën e kaluar, u mbushën me panik për një vajzë vetëm 8-vjeçare, e cila pranë stadiumit u fye nga tifozët vendas sepse kishte veshur një fanelë që i përkiste Vinícius Jr. 

Në programin 'El Larguero', tezja e fëmijës raportoi makthin autentik që jetuan të dyja në atë situate, që më pas është raportuar nga LaLiga në Ministrinë Publike.

"Ne po ecnim rreth “Cívitas Metropolitano”, kur u mblodhën disa tifozë. Ne qëndruam atje për ta parë. Unë kam qenë tifoze e Atléticos që kur kam lindur. Ata filluan të brohorasin: "Macaca!" dhe 'fucking black'. Fillimisht nuk e dinim se ishte për shkakun tonë. Madje shikova prapa, duke menduar se po flisnin me një grup tjetër pas nesh. Nuk e imagjinoja kurrë se ishte për vajzën. Derisa erdhi një djalë dhe trokiti në krahun tim: “Largohu nga këtu, ose do ta vrasim vajzën”.

Shumë ofendime... Pikërisht atëherë shikova përreth dhe pashë një turmë që tregonte drejt saj, e shante, këndonte në drejtim të saj...",- filloi ajo t'i shpjegonte Silvias, përpara se të raportonte traumën që i la ai momenti fëmijës.

"Ajo pati një sulm të tmerrshëm ankthi. E nxora nga atje sa më shpejt që të ishte e mundur, ndërsa ajo mbuloi fanelën e saj dhe simbolin. Natën e parë, ajo u zgjua disa here, duke menduar se do të vinin pas saj. Ajo kishte shumë makthe. Ajo nuk e di pse ndodh kjo, më tha të mos e çoja më në stadium...”, ka përfunduar ajo.

Kujtojmë se episodi i keq ka ndodhur para derbit mes Atlético Madrid dhe Real Madrid, i cili përfundoi me fitoren 3-1 për bardhekuqtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll