Sport

Bukuroshja Sharapova rikthehet në fushë! Do të luajë çift me McEnroe kundër Agassi-Graf!

36-vjeçarja ruse pas një karriere të madhe tenisi, rikthehet në fusha për të luajtur pickleball

27 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
Bukuroshja Sharapova rikthehet në fushë! Do të luajë

SHBA - Ish-tenistja numër 1 në botë dhe mbajtësja e 5 titujve Grand Slam, Maria Sharapova, do të rikthehet në fushat e sportit aktiv në vitin 2024. 

36-vjeçarja ruse nuk do të luajë tennis, por pickleball. Është një sport i ri me rritje të shpejtë interesi në SHBA dhe me bazë në Uashington DC. Është një ndërthurje midis tenisit, badmintonit dhe pingpongut. Ky sport luhet në teke dhe çift në një fushë më të vogël se sa ajo e tenisit. 

Maria Sharapova, e cila prej vitesh jeton në SHBA, do të rikthehet për të luajtur pickleball në Miami. Ajo do të ketë një partner në dyshe, me legjendarin John McEnroe dhe ata do të luajnë kundër çiftit Andre Agassi dhe Steffi Graf! 

Katër tenistët ish-numra 1 të botës në rininë e tyre, po presin me ankth betejën e tyre në sportin e ri. Slami në të cilin ata do të marrin pjesë, ofron një total prej 1 milion dollarësh, ndërkohë që Agassi, Graf dhe Roddick kanë luajtur më parë. 

Maria Sharapova i dha lamtumirën tenisit në vitin 2020, ndërkohë që kishte fituar 39 milionë dollarë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll