Sport

VIDEO / Murriqi i shënon edhe Barcelonës, duke hapur sfidën që në minutën e 7-të!

Pjesa e parë u mbyll në avantazh për Majorkën me shifrat 2-1, përballë kampionëve të Spanjës së Barcelonës.

26 Shtator 2023, 22:29 Nga DOSJA
VIDEO / Murriqi i shënon edhe Barcelonës, duke hapur sfidën

SPANJE - Megjithëse e nisi sezonin me vshtirësi, Muriqi po rrëmben sërish vëmendjen me golat e tij në Spanjë. Sulmuesin shqiptar nuk e tremb as Barcelona, të cilës i ka shënuar mbrëmjen e sotme. Majorka po udhëheq me shifrat 1-0 falë golit të shënuar nga “pirati”.


Muriqi tundi rrjetën e katalanasve në minutën e 8 të takimit, kur nga bre da zone zhbllokoi rezultatin. Një gol me rëndësi të veçantë, duke ditur që përballë ka një nga klubet më të mëdha të Europës.


Rafinja barazpeshoi rezultatin 1-1 në minutën e 41-të, ndërkohë që përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, vendasit shënojnë sërish, këtë herë Murriqi dhuron një asist për shokun e tij të skuadrës Abdon për të çuar shifrat e takimit në 2-1 në mbyllje të 45 minutave.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll