Politike

Vrasja e policit shqiptar nga serbët, Berisha: Vuçiç e pranoi se qëndron pas sulmit terrorist në Kosovë

Berisha shkruan se me vendimin për shpalljen e 3 dite zie për terroristët e vrarë nga policia e Kosovës, Vuçiç ka treguar se është Sllobodani i ri në rajon. 

26 Shtator 2023, 17:09 Nga I.A
Vrasja e policit shqiptar nga serbët, Berisha: Vuçiç e pranoi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se është pas sulmit ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me vendimin për shpalljen e 3 dite zie për terroristët e vrarë nga policia e Kosovës, Vuçiç ka treguar se është Sllobodani i ri në rajon. 

Postimi i Berishës: 

Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës. Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! sb

sali berisha aleksander vucic

Sondazh

Poll