26 Shtator 2023, 11:52
Nga h.k
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi doli ditën e sotme në një konferencë për mediat në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Vokshi ka njoftuar se 45 deputetë të Partisë Demokratike kanë firmosur kërkesën për të nisur Komisioni Hetimor për çështjen e sterilizimit dhe hermodializës. Vokshi ka akuzuar gjatë deklaratës së saj Kryeministri Edi Rama dhe ish Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja për favorizim në dhënien e koncensioneve.
“Beqja ka firmosur 11 kontrata të cilat janë në shkelje të procedurës dhe ende është i lirë. Madje për më tepër shkon dhe evente ndërkombëtare.”-ka thënë Vokshi midis të tjerash.
Deklarata e plotë e Vokshit:
Në datën 10.04.2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nënshkruar një Kontratë partneriteti publik-privat për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore, me konsorciumin “Laboratory Netëorks” sh.p.k., i cili përbëhet nga shoqëritë “Labofarma” sh.p.k., “AB Laboratory Solution B.V”, dhe “EXALAB”. Kjo kontratë do të ketë një kohëzgjatje 10-vjecare nga data e komisionit të objektit të fundit laboratorik dhe përllogaritet të ketë kosto totale rreth 114 milionë dollarë.
Në datën 10.02.2016, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria “DiaVita” sh.p.k., kanë nënshkruar kontratën e koncesionit për shërbimin e hemodializës. Kjo kontratë do të ketë një afat 10-vjecar dhe përllogaritet me një kosto totale prej 70 milionë euro. Historiku i kompanisë fituese të këtij koncesioni ngriti mjaft dyshime, duke qenë se jo vetëm nuk kishte asnjë eksperiencë në sektorin shëndetësor, me një kapital minimal prej 100 mijë lekësh, por pronarët e saj të vetmen eksperiencë në biznes kishin menaxhimin e një bar kafe modeste në qytetin e Beratit. Të dhënat e publikuara më pas në media do të zbulonin se pas kësaj kontrate qëndronte pronari i Spitalit Amerikan, biznesmeni Klodian Allajbeu, i cili nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Hollandë do të bëhej edhe pronar përfitues i kësaj kontrate koncesionare. Në datën 10.12.2015, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria “SaniService” sh.p.k., nënshkruan kontratën për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale. Kjo kontratë do të ketë një kohëzgjatje 10-vjecare dhe përllogaritet me një kosto totale rreth 100 milionë euro. Deri më tani rezulton që për këtë kontratë të jenë paguar rreth 8 miliardë lekë ose 76 milionë euro. Në datën 07.01.2015, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria “3P Life Logistic” sh.p.k., nënshkruan kontratën për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40 – 65 vjec. Kjo kontratë do të ketë një kohëzgjatje 10-vjecare dhe përllogaritet me një kosto totale rreth 120 milionë euro. Deri më sot rezulton që për këtë kontratë të jenë paguar rreth 60 milionë euro.
sterilizimi albana vokshi partia demokratike
Politike
26 Shtator 2023, 11:33
h.k
Rozeta Hajdari, Ministre e Ekonomisë dhe Industrisë së Kosovës
TIRANË-Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë dhe Industrisë...
Politike
26 Shtator 2023, 11:14
h.k
Ervin Mete
TIRANË-Ervin Mete, Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka marrë fjalën në tryezën e minestralit të Ministrave...
Politike
26 Shtator 2023, 10:32
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të niset pasditen e sotme drejt Italisë. 'Reporttv' raporton se Rama do të zhvillojë nes...
Politike
26 Shtator 2023, 09:43
A.B
Edi Rama
TIRANË- Gjatë takimit të ministrave të Ekonomisë së BE-së dhe Ballkanit në Tiranë, në kuad&...
Politike
26 Shtator 2023, 09:34
h.k
Ines Mucostefa
TIRANË-Ines Mucostefa, Presidente e Unionit të Industrisë në Shqipëri e ftuar në Tiranë në Minestra...
Politike
26 Shtator 2023, 09:15
A.B
Edi Rama
TIRANË- Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023...
Politike
26 Shtator 2023, 09:09
A.B
Edi Rama
TIRANË- Në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvillohet në Tiranë, ministeriali euro-ballkanik i Ministrave ...
Politike
25 Shtator 2023, 20:28
I.A
Joe Biden dhe Ervin Bushati
SHBA- Ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati ka dorëzuar ditën e sotme kredencialet e tij ...
Politike
25 Shtator 2023, 18:36
Geri Emiri dhe Erjola Azizolli
Erion Veliaj
TIRANË- Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu drejtua me nj&e...
Politike
25 Shtator 2023, 17:08
I.A
Emri Vata
KUKËS- Kandidati për bashkinë e Kukësit Emri Vata ka komentuar humbjen që pësoi nga zgjedhjet në Kukë...