Politike

“Mbështetje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, Hasani takohet me ambasadorin Soreca në Tiranë

Ambasadori Soreca përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se takimi u mbështet në prioritetet kryesore të procesit të Shqipërisë në BE dhe u diskutua mbi agjendën e Samitit të dhjetorit që do të zhvillohet në Bruksel.

26 Shtator 2023, 12:39 Nga h.k
“Mbështetje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në
Takimi Hasani dhe Soreca

TIRANË- Ministri i Punëve për Evropën dhe punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Komisionit Europian Luigi Soreca në kuadër të integrimit europian. Me ftesë të ambasadorit Luigi Soreca-s takimi ka patur në fokus integrimin dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Luigi Soreca përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se takimi u mbështet në prioritetet kryesore të procesit të Shqipërisë në BE dhe u diskutua mbi agjendën e Samitit të dhjetorit që do të zhvillohet në Bruksel. Ministri Igli Hasani këmbënguli në vullnetin e plotë të Shqipërisë për të ruajtur Bashkimin Evropian si prioritetin e saj kryesor dhe shpreson shumë se zgjerimi i BE-së do të jetë shumë shpejt i mundur edhe për Shqipërinë.

Postimi i Komisionit Europian në Shqipëri:

Ambasadori Luigi Soreca zhvilloi sot takimin e tij të parë me ministrin e sapoemëruar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani . Ata diskutuan për prioritetet kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në prag të Samitit të dhjetorit “BE-Ballkani Perëndimor” në Bruksel.
Ministri konfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të ruajtur integrimin në BE si një prioritet kryesor të qeverisë, në këtë moment kyç për zgjerimin e BE-së.

shqiperia ne bashkimin europian luigi soreca igli hasani

Sondazh

Poll