Politike

"Sulmet nuk na ndalin për të zhvilluar ekonominë"/ Fjalimi i ministres së Kosovës duartrokitet gjatë minestralit të Ekonomisë në Tiranë

Hajdari ka marrë pjesë në tryezën e minestralit të Ministrave të Ekonomisë në Tiranë dhe në fjalën e saj është fokusuar në njohjen që anëtarët e CEFTA-s duhet t’i bëjnë Kosovës.

26 Shtator 2023, 11:33 Nga h.k
"Sulmet nuk na ndalin për të zhvilluar ekonominë"/
Rozeta Hajdari, Ministre e Ekonomisë dhe Industrisë së Kosovës

TIRANË-Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë dhe Industrisë së Kosovës është duartrokitur nga ministrat e ekonomisë se vendeve të Procesit të Berlinit, pas thirrjes për të dënuar sulmet e ndodhura në Veri. Hajdari ka marrë pjesë në tryezën e minestralit të Ministrave të Ekonomisë në Tiranë dhe në fjalën e saj është fokusuar në njohjen që anëtarët e CEFTA-s duhet t’i bëjnë Kosovës.

Ministrja e Kosovës i bëri thirrje përfaqësuesve të BE-së të detyrojnë Serbinë të njohi targat e automjeteve, sepse kjo penalizon tregtinë në rajon.

"Të nderuar përfaqësues të BE dhe forume të Dhomës së Investimeve. Është nder i madh të ndodhemi këtu në këtë tryezë si ministre e ekonomisë së Kosovës. Jam e tronditur për lajmet për sulmet që kanë ndodhur në Veri që u vra një polic. Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm për paqen dhe integrimin. Ndaj pres që ky sulm që synon të destabilizojë Kosovën të dënohet. Kosova ka potencial dhe ka shumë të rinj që përfshihen në punësime digjitale. Në 2021 kishim 10.7 përqind rritje të ekonomisë. Në 2022 patëm eksporte record fal rinisë tonë. Sa i përket politikave, Kosova është përfaqësuesja më e mirë në rajon për industrinë. Ne praktikat i bazojmë në parimet e BE dhe kemi miratuar 16 ligje për të intëgruar praktikat më të mëdha ndërkombëtare. Përsa i përket bashkëpunimit rajonal ne mbetemi të përkushtuar. Ka disa sfida të dukshme dhe ne jemi koshient që duhet të kalojmë ca sfida të vendosura nga tregjet rajonale. Qëllimi është të nxisim tregti të lirë. Kosova përballet me barriera tregtare nga anëtarët e CEFTA-s. Nuk njihet rregjistrimi i automjeteve të transportit nga Serbia. Nuk ka patur rezultate për këtë dhe ne nuk pranohemi në CEFTA ende. Ne duhet të kemi trajtime të paanshme dhe ne do të përmbushim objektivat që rrjedhin nga procesi i Berlinit. Kosova mund të thith shumë investime dhe jemi të interesuar të kapitalizojmë. Ne kemi nisur dhe reformat ë ndryshme për të rritur autoritetin tonë. Uroj që ky forum të na sjellë propozime të mira dhe bashkëpunim edhe më shumë rajona. Kosova është e angazhuar në mënyrë të palëkundshme në integrimin në BE."- ka përfunduar Hajdari

minestrali i ministrave ne tirane procesi i berlinit

Sondazh

Poll